Transmetuar më 04-03-2024, 13:07

Disa përdorues në rrjetet sociale kanë një aftësi “famëkeqe”, sikur të ishin agjentë spiunazhi, për të zbuluar edhe disa detaje që kalojnë pa u vënë re nga shumë frekuentues të internetit. Zbulimi i fundit, që është bërë “viral”, lidhet me Kylian Mbappé, shumë pranë nënshkrimit për Real Madridin, dhe Lola Índigo, një nga artistet më të njohura në Spanjë.

Po cila është historia që fshehin të dy? Disa profile të TikTok theksuan mes kastit të ndjekësve të tyre një aspekt që mund të vërtetojë se futbollisti francez dhe artistja iberike kanë një miqësi të ngushtë. Mbappé ka nisur ta ndjekë këngëtaren dhe balerinën spanjolle në rrjetin social Instagram vetëm pak javë më parë.

Shumë mendojnë se mund të jetë një rastësi, por ylli parizien ndjek vetëm 413 persona, nga të cilët shumica janë futbollistë, lojtarë të NBA-së apo marka që e sponsorizojnë atë. Lola Ídigo riktheu “ndjekjen” brenda pak ditësh.

Kjo nuk është e gjitha, një llogari e Tiktok, me emrin “cuquilleos”, thekson se të dy janë takuar personalisht kur futbollisti vizitoi Barcelonën me shokun dhe mikun e tij të madh, Achraf Hakimi, por nuk ka asnjë informacion apo imazh që të mbështesë këtë prapaskenë. Ajo që dihet është se Mbappé përkoi me “Bad Gyal” në “La Pícara”, një nga restorantet muzikore më të kërkuara në Barcelonë.

Ashtu siç pritej, shumë përdorues parashikojnë se futbollisti dhe artistja mund të kenë nisur fshehurazi një lidhje romantike, por këto janë thashetheme të pakonfirmuara, duke qenë se nuk ka asnjë element solid për të mbështetur spekulime të tilla.

Disa bëjnë shaka se nënshkrimi i supozuar i Real Madridit do të marrë pjesë në koncertin që artistja do të ofrojë në stadiumin “Santiago Bernabéu” më 2025, një shfaqje që u konfirmua në gala-në e fundit të “Operación Triunfo’. Megjithatë, koha do të tregojë nëse Mbappé dhe Lola Índigo janë më shumë se miq.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd