Nutricionistja e njohur Diola Dosti, është përfolur gjithmonë për jetën e saj personale. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe e divorcuar.
Diola ka qenë e hapur të flasë me ndjekësit e saj, për vështirësitë që i ka sjellë jeta.
Por duket se së fundmi, çështjet e zemrës janë sistemuar.
Ajo është duke shijuar një lidhje dashurie me biznesmenin Erolld Belegu.
Mediat në Kosovë, thonë se dyshja janë parë të pandarë nga njëri-tjetri në kryeqytet kohëve të fundit.
Sipas po të njëjtit burim, raportohet se Diola dhe biznesmeni, frekuentojnë të njëjtat vende dhe si Diola ashtu edhe Erolldi, janë parë në një gjendje të mirë shpirtërore.
Gjithashtu, edhe postimet në Instagram nga e njëjta vendndodhje japin sinjale për një raport mes Diola Dostit dhe biznesmenit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd