Bradley Cooper ka treguar se është krejtësisht normale që ai të dalë i zhveshur brenda dhe rreth shtëpisë pasi babai i tij i ndjerë e bënte këtë gjithmonë kur ai ishte duke u rritur.
Aktori i famshëm, 49 vjeç, disa vite i martuar me Irina Shayk dhe tani në lidhje me Gigi Hadid, ishte i ftuar në podkastin "Armchair Expert" të Dax Shepard, ku pranoi se familja e tij qëndronte "lakuriq gjatë gjithë kohës".
"Edhe unë," u përgjigj Cooper. “Babi ka qenë gjithmonë i zhveshur, kam bërë dush gjithmonë me të”, ka vazhduar ai.
Shepard e pyeti nëse ndjehej rehat duke qenë gjithnjë lakuriq para prindërve dhe ata para tij.
"Plotësisht," konfirmoi Bradley duke shtuar se lakuriqësinë që ka pasur si dukuri me prindërit po e vazhdon dhe me familjen që ka krijuar.
Shepard më pas zbuloi se vajzat e tij, Lincoln, 10, dhe Delta, 9 vjeçe, hyjnë rregullisht në tualet dhe kur ai kryen nevoja personale, diçka për të cilën Cooper nuk shqetësohet.
"Dhoma ime e gjumit, vaska, tualeti dhe krevati janë në të njëjtën dhomë”, ka shpjeguar aktori.
Ai tha se shpesh ndërsa përdor banjën në mëngjes vajzat e tij Lincoln dhe Delta vazhdimisht hyjnë në dhomë dhe bisedojnë me të ndërsa ai është në tualet.
"A i shqetëson kjo gjë vajzat?" pyeti Shepard.
"Jo, jo. Ne madje flasim kur unë jam në tualet dhe vajza është në vaskë," u përgjigj Cooper.
Ai tha se tanj është pak më ndryshe nga mënyra se si ai u rrit – duke shpjeguar se kurrë nuk e pa babanë e tij në tualet, por shtoi se ai ishte gjithmonë lakuriq rreth e qark.
Një këshillë për Bradley-n… tani që i ka nxjerrë të gjitha, ndoshta duhet të investojë në lyerjen e xhamave që mos bjerë në syrinë e kamerave ?. Sigurisht nëse nuk e ka problem edhe këtë…
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd