Ka mbërritur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Zarfi i Zi, shkak është bërë zënka mes Françeskës dhe Sarës.
Në të paralajmëroheshin të gjithë banorët dhe televotimi i së martës u anulua.
“Banorë Big Brother nuk ju paralajmëron më. Televotimi anulohet, flasim të martën”, shkruhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Rikja.
Gjatë pasdites së sotme ka pasur tensione mes Françeskës dhe Sarës, për shkak të një veprimi që kjo e fundit bëri.
Gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës, gjatë kohës që ajo ishte brenda.
Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment e ka shtyrë, por edhe Sara ka vepruar në të njëjtën mënyrë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd