Transmetuar më 03-03-2024, 21:48

Një pretendim i padëgjuar në seancën e mëparshme të “Shihemi në Gjyq” është ngritur nga Erjona kundrejt ish-bashkëjetuesit të saj. Kësaj here ajo ndodhet përballë ish-vjehrrit, Avniut i cili mban ende në shtëpi nipin 17-muajsh. Ky i fundit thotë se ajo nuk kujdesej për të voglin sepse ai është rritur prej dy gjysheve të tij.

Avniu i thotë Maliqit se Erjonën nuk e ka përzënë ai nga shtëpia, por ajo është larguar me dëshirën e saj. Kjo nxit një përgjigje të beftë nga Erjona që pretendon se është dhunuar nga djali i Avniut dhe bashkëjetuesi i saj, Lorenc Heta.

Avni: Sot ka ikur vajza jote nga shtëpia për arsye shëndetësore.

Maliq: E ke larguar ti!

Erjona: Më keni larguar ju ore! Këtu mos më kundërshto se këtu më keni larguar ju!

Avni: Pyesni mjekun e familjes, të fshatit, pyeteni!

Erjona: Me lotët e mi dhe shpullat e djalit tënd unë kam ikur nga shtëpia!

Ardit Gjebrea: Me shpullat?

Erjona: Me shpullat e djalit tënd! Se djalit yt njëherë nuk e mbante djalin e vet!

Avni: Ka institucione për këtë punë, do verifikohet deri në fund.

Erjona: Rrinte në telefon, me “alo!” me rrugaçët nëpër telefona! Mos fol më!

Maliq: Si e rritka nusja e djalit tënd djalin e vajzës time pa nënë?

Erjona: Djalin e ke rrugaç!

Avni: Djali im dhe vajza jote e kanë bërë atë djalë, s’e ka bërë tjetërkush.

Eni Çobani: Bravo, kjo është e vërteta, po./tvklan.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit