Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 03-03-2024, 10:52
Hetuesit kanë përjashtuar pistën e hetimit që shpërthimi më Lushnjë të ketë ardhur si pasojë e tensionit të lartë.
Nga hetimet paraprake, bëjnë me dije se ekspertët dyshojnë se shkak është bërë njëra nga 2 bombolat që po transportoheshin për të punuar nga babë e bir.
Janë 2 bombola, njëra me oksigjen dhe tjetra me gaz argon, të cilat në kombinim të të dyjave përdoren për prerje dhe saldime në konstrukte metalike.
Për bombolën që ka shpërthyer do të verifikohet nëse ka qenë jashtë standardeve të sigurisë dhe që një keqfunksionim i saj ka sjell tragjedinë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd