Një ngjarja tragjike ka ndodhur në Serbi ku raportohet se një çift ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga një pallat 17-katësh në Bulevardin Cara Lazara 7, Novi Sad, pasi më herët vranë dy fëmijët e tyre.
Çifti, një burrë 25-vjeçar dhe një grua 23-vjeçare, nuk jetonin në atë pallat, por ata janë gjetur të hedhur nga një pallat në Petrovaradin.
Sipas informacioneve jozyrtare mediat serbe raportojnë se sot policia ka gjetur gjithashtu trupat e dy djemve në rrugën Toma Maretić në Petrovaradin.
Vdekja e djemve është lidhur me vetëvrasjen e çiftit të cilët ishin prindërit e tyre.
Informacionet jozyrtare thonë se në banesën në Petrovaradin ku jetonin çifti vranë fëmijët e tyre, një dhe tre vjeç dhe më pas thyen derën tek dalja në çati dhe u hodhën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd