Nga fitues i Big Brother 3 në banor i Big Brother VIP 3.
Jetmir Salaj është rikthyer që të jetë sërish një konkurrent në këtë reality show.
“Kohët e fundit, kjo lojë ka rrëshqitur nga binarët. Jo me atë që bëja unë. Unë kam qenë 25 vjeç, tani jashoh.
Kjo revolta ime e brendshme më bëri që të vijë. Ta vëmë në shina këtë lojë. Të mos mallkojmë e të shajmë.
Mendoj se kjo rezonanca e ‘Big Brother’-it është përtej oqeanit. Diaspora ndjek gjithçka që ndodh në këtë vend. Kjo më bëri të vij këtu dhe ta fitoj këtë lojë.
Jetmiri nuk ka qenë fans i Luizit dhe nuk është fans i Romeos.
Jetmiri është fans i së vërtetës. Unë s’kam qenë fans i Luizit, por kam bashkëvuajtu me Luizin për ta shpallur fitues. Unë do fitoj Big Brother-in dhe do i tregoj se fitohet pa të shara”, ishin fjalët e Jetmirit para se të futej brenda.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd