Mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP u përmend edhe loja që Ledjona bëri sikur do dilte nga shtëpia pas lajmeve që lexoi.
Por loja që ajo bëri duket se iu kthye në boomerang, pasi u kritikua nga pothuajse të gjithë.
Egla e shokuar me videon që pa në prime tha: Më vjen keq që këto femra rrisin fëmijët tanë, të ardhmen tonë
Ledjona: Java ka qenë shumë e ngarkuar për mua, përveç situatave që më kanë ndodhur si dhe Egla që më ofendon kaq keq tërë kohën.
Arber Hajdari: Përdore vajzën për skemën e një loje. Kemi të bëjmë me aktorë të nivelit të lartë, si mundet njeriu që të ngjajë në një situatë reale, po mendoj vajzën që të qaj, pse me butona është kjo gjë? Pse sa herë të qajmë në lojë, shtypim butonin e mungesës së vajzës. Të arrijë njeriu të kontrollojë emocionet e brendshme, deri dje nuk doje që njeri të përmendte fëmijën në lojë, tani e fute vetë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd