Aktori Ermal Mamaqi, së fundmi ka rrëfyer një situatë të sikletshme që i ka ndodhur në aeroportin e Zvicrës bashkë me partneren e tij Amarda Toskën dhe fëmijët e tyre.
I ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, aktori tregon se Amin bashkë me fëmijët i ka ndaluar policia dhe i ka mbajtur për tre orë. Shkak i situatës së papritur që e shqetësoi, është bërë një pistoletë lodër për të cilën aktori ndër të tjera tregoi se u detyrua të paguante 1200 franga gjobë.
Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti më i vështirë që ke kaluar me djalin tënd, Joelin, gjatë xhirimeve të filmit “2 Gisht Mjaltë”?
Ermal Mamaqi: Gjatë xhirimeve nuk kemi pasur, por mund të them një pas xhirimeve. Në film kemi përdorur një pistoletë lodër, që duket si e vërtetë. Joeli më kërkoi ta merrte me vete kur po kthehej në Shqipëri, dhe e lejova. Në aeroport ia gjejnë, dhe kanë ndaluar Amin së bashku me dy fëmijët. I kanë mbajtur 3 orë duke i pyetur dhe duke u sqaruar. Si përfundim, i lanë të lirë, por morëm 1200 franga gjobë, sepse nuk lejohet që në aeroport të kesh asgjë që ngjan me armë, edhe nëse ato janë lodra.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd