Transmetuar më 02-03-2024, 18:43

Rusia ka lëshuar urdhër arreste për tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Autoritetet ruse kanë kërkuar që ata të futen në sistemin e kërkimit të INTERPOL-it.

Ky lajm është bërë me dije nga media e Kosovës, "Koha". Urdhër arrestet dyshohet se janë lëshuar për një ngjarje të vitit 2019 në veri të Kosovës, ku u arrestua një shtetas rus.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë lista e të kërkuarve nga shtetit rus është rritur ndjeshëm. Tashmë kjo listë ka shkuar në 100 mijë të kërkuar.

Në mesin e tyre është edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit