Transmetuar më 02-03-2024, 21:25

Horoskopi i Paolo Fox është një mundësi për t’u informuar për të gjitha të rejat që lidhen me botën e astrologjisë, kalimet e planetëve të rëndësishëm dhe ngjarjet më me ndikim astral.

Çdo ditë astrologu i dashur italian formulon parashikime astrologjike për dashurinë, punën dhe shëndetin që synojnë dymbëdhjetë shenjat e zodiakut, përkthyer nga noa.al

Dashi:

Sipas horoskopit të Paolo Fox nesër do të goditeni befas nga disa momente irritimi të thellë që nuk lidhen me të tashmen, por me një shqetësim që ju është dashur të përballeni muajin e kaluar. Shkurti ju vuri në provë me ngjarje të pakëndshme të papritura dhe sëmundje të vazhdueshme. Zgjidhja e vetme në vijim do të jetë kujdesi për trupin tuaj, për t’u rikthyer në formë më të mirë.

Demi:

Nesër do të duhet të filloni të ndryshoni sjelljen tuaj, duke kaluar nga një qëndrim mbrojtës në një sjellje më vendimtare dhe me vullnet të fortë. A ka ende çështje të diskutueshme në dashuri? Ka ardhur koha për të imponuar motivimet tuaja me më shumë vendosmëri dhe për të hedhur dritë mbi çdo çarje në marrëdhënien tuaj.

Binjakët:

Mos hidhni tymnajë konflikti në dashuri, edhe nëse marrëdhënia po tregon sinjale të vogla alarmante ose jo shumë optimiste. Do të duhet të jeni këmbëngulës për të kapërcyer stuhitë e furishme që mund të godasin lidhjen tuaj me kalimin e pritshëm të Venusit dhe Marsit te Peshqit.

Gaforrja:

Prej disa ditësh i jeni nënshtruar një tensioni shpirtëror që përpiqeni ta deshifroni. Mundohuni ta kontrolloni dhe mos e lini veten të nënshtroheni nga frika e kotë. Në momentet e dekurajimit duhet të ngulitni në mendje se Marsi do të jetë i rëndësishëm për të kapërcyer çdo vështirësi në profesion dhe për të marrë përgjigje përfundimtare.

Luani:

Do të jeni shumë të zhytur në punë, në projekte. Nëse një sfidë tashmë është fituar, jeni duke menduar për sfidën tjetër. Jeni aq të përqendruar në të ardhmen profesionale sa po i neglizhoni ndjenjat. Edhe nëse marrëdhënia po ecën mirë, mund të ndiheni më pak të interesuar për t’u përkushtuar, ndoshta me parimin e papranueshëm "punën e sotme mos e lër për nesër kur ka edhe pasnesër".

Virgjëresha:

Siç e parashikon horoskopi i Paolo Fox, nesër do të rritet dëshira për të qëndruar vetëm, larg zhurmës së përditshmërisë. Muhabeti i njerëzve përreth jush duket sikur vetëm sa do të përforcojë tensionin e lindur nga mendimet negative dhe dyshimet personale. Gjëja më e mirë për ju do të jetë të kaloni të dielën në qetësi, me pantofla, pa telashe që të fusin në vorbull.

Peshorja:

Prej disa javësh keni nxjerrë në pah një temperament që shumë nuk e dinin. Jeni ende ju, Peshorja e ëmbël dhe e ekuilibruar, por nuk doni më të kënaqni tekat dhe kërkesat e të tjerëve, veçanërisht nëse ata janë mosrespektues ndaj jush. Është mirë të thuash vetë pikat e tua, por përpiqu të marrësh një qëndrim vendimtar dhe të matur, përndryshe do të përfundoni duke debatuar.

Akrepi:

Situata juaj e punës mund të përmirësohet pak nga pak, e mbështetur nga Mërkuri në Peshqit dhe Hëna në qiellin tuaj. Fatkeqësisht, shumë kaos dhe nervozizëm do të mbizotërojë ende në jetën private. Do t’ju duhet të rezistoni deri më 11 mars, ditë në të cilat Venusi do të mbërrijë për t’ju dhënë mbështetje. Deri atëherë, përpiquni të mos debatoni në familje.

Shigjetari:

Pas drekës Hëna do të hyjë në shenjën tuaj: lajme të mira! Ylli i zbehtë do të prekë fijet më ambicioze dhe iniciative të zemrës suaj, do t’ju inkurajojë të veproni me entuziazëm, të ktheheni në "pjacë". Mund të kemi një fillim të shkëlqyeshëm përpara pranverës. një sezon që mund të rezervojë mjaft kënaqësi për ju.

Bricjapi:

Sipas horoskopit të Paolo Fox nesër duhet të ndaleni për pak, shiheni këtë si koha që do t’ju duhet për të vlerësuar me kujdes të mirat dhe të këqijat e projekteve të punës. Marsi, prilli dhe maji do të jenë tre muaj të rëndësishëm për profesionin tuaj, por duhet të keni ide shumë të qarta se çfarë të bëni.

Ujori:

E nesërmja premton një ditë relaksi të pastër që do t’ju lejojë të rimbushni bateritë tuaja. Këto ditë ju luhateni mes entuziazmit dhe adrenalinës së ndryshimeve që vijnë dhe dyshimeve dhe frikës se mos zhyteni në të. Të gjesh veten në mes dhe të ndërtosh një ekuilibër më të mirë nuk është gjithmonë e lehtë.

Peshqit:

Nesër do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm në dashuri, sepse Hëna në shenjë mund t’ju bindë të ankoheni për diçka te partneri/ja. Kujdes i trefishtë nëse jeni në lidhje me një Dashi, Virgjëreshë ose Luan.

https://noa.al/lajmi/2024/03/2426472.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit