Dita e sotme ka nisur me debate brenda shtëpisë së ‘BBV3’. Pas rrëmujës së krijuar mbrëmjen e djeshme, duket se banorët nuk do të ndalen ndonjëherë.
Ka qenë Bardhi dhe Françeska të cilët kanë diskutuar mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë. Sipas Françeskës, Bardhi nuk duhet të bëj moral lidhur me çështjen e djeshme por duhet të shkonte tek vajzat dhe ti thoshte ‘Shiko goca më vjen keq, unë jam burrë nuk jam si Meritoni.’
E teksa biseda ka vazhduar, banorët në fjalë kanë debatuar me njëri-tjetrin ku Bardhi e ka quajtur ‘të vogël’ Françeskën, e kjo e fundit i është kthyer: ‘Jam e vogël? Po hajde njëherë më shiko kush është e vogël, e di ti sa mend kam unë? Ti shiko mendjen e asaj që ke në krahë.’
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd