Në foto janë Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir që humbën sot tragjikisht jetën nga shpërthimi në Lushnje.
Shpërthimi ndodhi në një magazinë në ndërtim e cila është në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela.
Nga ky shpërthim u regjistruan disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Babë e bir ndodheshin në një vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën.
I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.
Sot ishte dita e parë e punës për të dy.
Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.
Elidon Hoxha
Roland Hoxha
Të plagosur:
Sokol Lumi
Bujar Cela
Sajmir Korreshi
Ilia Sota
Lunedi Golemi
Ervis Sharka
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd