Fier, 1 Mars 2024 /noa.al- Policia e Fierit doli me një informacion zyrtar pas tragjedisë sot në Lushnjë.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim.
Dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.
Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi Landi Verçani dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti Bujar Çela.
Që të tetë ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.
Nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.
https://noa.al/lajmi/2024/03/2426574.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd