Këto janë pamjet nga magazina ku ndodhi shpërthimi pasditen e sotme, me bilancin një i vdekur dhe 6 të plagosur.
Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, ndërsa dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.
Linja që kalonte mbi magazinë është mbi 5 mijë volt.
Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.
Shpërthimi ka ndodhur për shkak se mjeti ka prekur kabllon e tensionit nëntokësor pasi kanë qenë duke punuar për ndërtimin e një kapanoni.
Shpërthimi ka qenë shume i fuqishëm dhe është ndjerë pothuajse në të gjithë qytetin.
Viktima është identifikuar, ai është Landi Verçani, manovratori i vinçit, informon noa.al.
Sakaq janë edhe tetë persona të plagosur e mes tyre deputeti socialist Bujar Çela.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd