

https://noa.al/lajmi/2024/03/2426566.html
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Lushnjë ku janë konfirmuar një person i vdekur dhe katër të plagosur në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi pasdrekën e sotme te rrethrrotullimi i ish uzinës së plastmasit pranë një magazine te zona industriale në Lushnjë, raporton noa.al.
Noa.al konfirmoi zyrtarisht shpërthimin nga drejtoria e Policisë së Shtetit që tha se ka një të vdekur dhe disa të plagosur.
Viktima është identifikuar, ai është Landi Verçani, manovratori i vinçit, informon noa.al.
Dyshimet janë se një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë duke pasur me një shpërthim në magazinën që gjendet pranë kapanomeve të tregtisë ushqimore.
Noa.al konfirmoi nga ministria e Brendshme se ka një person të vdekur dhe disa të plagosur ku mes tyre është është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.
https://noa.al/lajmi/2024/03/2426574.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
