https://noa.al/lajmi/2024/03/2426566.html
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Lushnjë dhe paraprakisht raportohet për viktima dhe të plagosur.
Ngjarja ndodhi pak çaste më parë te rrethrrotullimi i plastmasit pranë një magazine në Lushnjë, raporton noa.al.
Noa.al konfirmoi zyrtarisht shpërthimin, por zyrtari policor tha se ende nuk ishte në gjendje të konfirmonte mbi pasojat në njerëz.
Dyshimet janë se një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë duke pasur me një shpërthim në magazinën që gjendet pranë kapanomeve të tregtisë ushqimore.
Raportohet për një person të vdekur dhe tetë të tjerë të plagosur.
Viktima është identifikuar, ai është Landi Verçani, manovratori i vinçit, informon noa.al.
Nga burime jozyrtare në vendngjarje thuhet se është plagosur edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.
Noa.al konfirmoi nga ministria e Brendshme se ka një person të vdekur dhe disa të plagosur ku mes tyre është është edhe deputeti Bujar Çela.
? NË PËRDITËSIM
https://noa.al/lajmi/2024/03/2426574.html
https://noa.al/lajmi/2024/03/2426563.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd