Ditën e sotme në median online kanë qarkulluar lajme se ish-banorja e BBV, Arta Kabashi është në një romancë me aktorin e njohur, Blerim Destani.
Lidhur me këto spekulime, ka reaguar menjëherë Arta, e cila ka hedhur poshtë pretendimet se është në një lidhje me aktorin, duke shtuar se është “single”.
“Unë jam single dhe mos shpërndani lajme të pavërteta”, ka shkruar Arta në një postim të bërë në profilin e saj të Instagramit.
Thashethemet për një lidhje mes Artës dhe Blerimin nisën të qarkullojnë pas një deklarate që Arta ka në programin “Pardon My French” në Top Albania Radio.
E pyetur pak rreth jetës së saj private, nëse këngëtarja ishte në një lidhje dashurie siç është nënkuptuar nën rreshta me një bisedë me Meritonin, bukuroshja pohoi:
“Po jam kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur! Ajo që mund të them ështe se nuk është nga bota e muzikës.”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd