Interi është i pandalshëm. Mbrëmë mori fitoren e 11-të radhazi më 2024, e teta radhazi në Serie A. Simone Inzaghi është natyrshëm i lumtur me një tjetër super-performancë të të tijve, të aftë për të arritur suksesin numër 22 në 26 ndeshje të Serie A.
Pavarësisht distancës +12 pikë ndaj Juventusit dhe +16 pikë ndaj Milanit, megjithatë, trajneri zikaltër nuk dëshiron të dëgjojë për titullin, tashmë dukshëm… të arkivuar. "Djemtë ishin shumë të mirë, – tha ai, – sepse në 10 minutat e parë Atalanta na shtypi lart.
Pra, ne duhej të gjenim pozicionet e duhura.Më pas skuadra bëri shumë mirë, shënoi 4 gola, goditi traversën dhe meritoi tri pikët. Ne po vazhdojmë rrugën tonë, duhet të ecim kështu. Ekipi luan mirë, por më ka bërë që ta shijoj për 2 vite e gjysmë.
Në kampionat kemi një diferencë të mirë, por e krijuam në një muaj, nga fundi i janarit deri në fund të shkurtit, duke qenë se Juventusi pati oshilacione. Tani për tani kemi fituar vetëm një trofe, megjithatë, Superkupën e Italisë.Duhet të qëndrojmë shumë të fokusuar.
Goli i Dimarco? Ndërsa prisnim vendimin e VAR-it, i thashë të shkonte për topin, por ai ishte shumë i zoti që të mos hynte i pari në zonë dhe të shënonte një gol që e mbylli ndeshjen. Detajet janë shumë të rëndësishme dhe bëjnë diferencën.
Unë kam një ekip që ndryshon lojtarët, por nuk i humbet parimet e tij. Kjo është kënaqësia më e madhe që kam, së bashku me mjedisin që krijuam në ‘San Siro’. Është e vështirë për mua të bëj zgjedhje për momentin, sepse të gjithë meritojnë të luajnë nga fillimi.
Po mendoj për Dumfries apo Darmian, i cili ka qenë i përsosur në fushë për muaj të tërë. Unë kam një grup të mrekullueshëm, që më jep gjithçka që ka".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd