Transmetuar më 29-02-2024, 09:29

Më në fund ka mbërritur sanksioni për Cristiano Ronaldon, aq i pritur në Arabinë Saudite ditët e fundit. Është një penalizim i lehtë, të paktën në krahasim me atë që disa kishin imagjinuar.

Ylli portugez i Al Nassr u skualifikua për një ndeshje të vetme dhe u gjobit me 10.000 rialë sauditë. Pra, gjesti i turpshëm drejtuar tifozëve të Al Shabab gjatë ndeshjes së kampionatit, të dielën e kaluar, nuk kaloi pa u ndëshkuar.

Ronaldo gjithashtu do të detyrohet të paguajë 20.000 rialë për Al Shabab, një shifër që përfaqëson koston e paraqitjes së ankesës. Episodi në fjalë ka ndodhur të dielën, pas golit të shënuar nga Cristiano Ronaldo ndaj Al Shabab.

Pas golit në fjalë, tifozët vendas nuk kanë humbur rastin ta provokojnë Ronaldon duke thirrur “Messi, Messi”. Dhe portugezi u kundërpërgjigj, duke vënë fillimisht dorën në vesh dhe më pas bërë një gjest aspak të moralshëm.

Kështu, afera çoi në skualifikimin e Cristiano Ronaldos. Jo dy ndeshje, siç kishin hipotezuar disa, por vetëm një e tillë. Sanksioni i Federatës Saudite nuk mund të apelohet.

Për ish-sulmuesin e Juventusit, Manchester United dhe Real Madridit, ky është skualifikimi i parë që kur ka veshur fanellën e Al Nassr-it, pra për pak më shumë se një vit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit