![](/assets/images/noa-white-logo.png)
![](https://noa.al/newsImages/2024/02/800-0-1709158304xliver-432.jpeg)
ANGLI – Chelsea vuajti jo pak ndaj Leeds United, megjithatë ia doli të triumfojë me rezultatin 3-2 dhe të kualifikohet në fazën çerekfinale të FA Cup. Londinezët u ndëshkuan që në start nga ana e Joseph, megjithatë përmbysën shpejt rezultatin falë golave të Jackson dhe Mudryk.
Joseph riktheu edhe një herë baraspeshën në minutën e 59’ dhe kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, ishte kapiteni Gallagher ai që shënoi golin e fitores dhe kualifikoi blutë e Londrës në fazën çerekfinale.
Ky rezultat është mjaft i rëndësishëm për skuadrën e Pochettinos, që pasi dështoi në finalen e EFL Cup, ka tashmë një tjetër mundësi për të fituar trofe, ndonëse rruga është ende e gjatë dhe e vështirë.
Siguroi kualifikimin më tej edhe Manchester United. ”Djajtë e kuq” vuajtën jo pak në transfertën ndaj Nottingham Forest, ndeshje e cila për minuta të tëra u mbërthye në barazim 0-0, por në minutën e 89’ ishte mesfushori brazilian Casemiro që shënoi dhe kualifikoi Manchester United në çerekfinale.
Nuk zhgënjejnë as të rinjtë e Liverpoolit, të cilët pasi morën sërish besimin e Klopp, ia dolën të triumfojnë me rezultatin 3-0 ndaj Southampton dhe të kualifikojnë “The reds” në çerekfinale. Koumas në pjesën e parë dhe Danns dy herë në të dytën shënuan për Liverpoolin në suksesin ndaj “shenjtorëve”.
Sfida tjetër e mbrëmjes ishte ajo mes Wolvesit dhe Brightonit, me “ujqërit” që shënuan që në minutën e dytë me Lemina dhe më pas u mbrojtën me fanatizëm, duke siguruar kalimin në çerekfinale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
![](/assets/images/shenim-news.jpeg)