Transmetuar më 28-02-2024, 19:13

ITALI – Amir Rrahmani ka shënuar gol në ndeshjen që Napoli po e zhvillon në kuadër të javës së 21-të në Serie A përballë Sassuolos. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Racic që e realizoi në minutën e 17-të. Por, kampioni në fuqi reaguan shpejtë duke barazuar shifrat e takimit dhe duke kaluar në avantazh me 2 gola për 3 minuta.

Kapiteni i Kosovës i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 29-të, kur u asistua prej Anguissas.

Për 2-1 u kujdes Victor Osimhen (31’), që realizoi pas një asistimi të Politanos.

Osimhen realizoi edhe njëherë për 3-1 në minutën e 41-të. Aktualisht ka përfunduar pjesa e parë me këto shifra, ndërkohë sa i përket Rrahmanit, ky është goli i dytë deri më tani në këtë sezon.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit