Transmetuar më 28-02-2024, 13:42

Xabi Alonso ka qenë zbulimi i madh në pankinë, që nga marrja e drejtimit të Bayer Leverkusenit në tetor 2022. Trajneri spanjoll e nisi me një fitore spektakolare 4-0 në shtëpi kundër Shalkes dhe që atëherë nuk ka parë më pas. Në sezonin e tij të parë në Gjermani e drejtoi ekipin drejt vendit të gjashtë në Bundesligë dhe në gjysmëfinale të "Europa League".

Këtë sezon, trajneri nga Gipuzkoa ka bërë një tjetër hap gjigant, duke thyer rekorde në Bundesligë, pasi ka kaluar 33 ndeshje pa humbje. Kësisoji, ai ka vendosur një rekord të ri ndeshjesh pa humbje në të gjitha garat nga një ekip gjerman.

Puna e tij nuk ka kaluar pa u vënë re. Përveç disa klubeve evropiane që e kanë ndjekur, kryesisht Liverpool dhe Bayern Munich, spanjolli ka fituar edhe admirimin e trajnerëve të tjerë, një prej tyre Pep Guardiola.

Trajneri katalanas nuk mundi t’i përmbajë lavdërimet e tij kur u pyet për Alonson, në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes së "FA Cup" mes Manchester City të tij dhe Luton-it.

“Nëse më pyetni për punën që po bën Xabi Alonso, sinqerisht u them ‘uau’. Leverkuseni është i pamposhtur, i vetmi ekip futbolli i pamposhtur në të gjitha garat, që po lufton për titullin me Bayern Munich, – tha Pep.

– Për lëvdata nuk është vetëm mënyra se si luan, por fakti se nuk ka humbur asnjë ndeshje në ‘Europa League’, në Kupën e Gjermanisë dhe në Bundesligë. Leverkusen po luan jashtëzakonisht mirë”.

Edhe pse kontrata e spanjollit përfundon në vitin 2026, ka shumë gjasa që të mos e përmbushë atë. Ai konsiderohet si kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar Jürgen Klopp në stolin e Liverpool ose Thomas Tuchel te Bayern Munich.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit