Transmetuar më 28-02-2024, 12:25

Në prag të lamtumirës së paralajmëruar të Thomas Tuchel në fund të sezonit, revolucioni vazhdon te Bayern Munich. Max Eberl, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027, është prezantuar si drejtori i ri sportiv bavarez dhe do ta marrë detyrën më 1 mars.

Sfida e tij e parë e madhe është gjetja e trajnerit të ri dhe të gjitha shenjat tregojnë për Xabi Alonso si opsionin e parë: "Tri vite më parë u përpoqa ta merrja te Borussia Monchengladbach, asokohe drejtonte ekipin B të Real Sociedad.

Xabi Alonso's next club: Liverpool, Bayern and Barca eye in-demand boss | LiveScore

Ai më falënderoi, por nuk pranoi duke thënë se duhet të fitonte përvojë. Përtej gjithçkaje që po analizojmë, ka trajnerë nën kontratë me klube të tjera, edhe të tjerë të lirë, do të shohim. Padyshim që e ardhmja teknike e Bayernit është përparësia ime, pastaj, pasi të gjejmë trajnerin e duhur, do të mendojmë për lojtarët më të përshtatshëm për të".

"Unë nuk jam shpëtimtari i vendit, – tha Eberl gjatë prezantimit të tij, – por kam një dëshirë të madhe për ta ndihmuar Bayernin. Do të përpiqem ta bëj këtë falë punës që do të bëjnë me mua njerëz me shumë përvojë.

Gjetja e lojtarëve të rinj është një punë që e bëj prej një kohe të gjatë me shumë kënaqësi. Këtu detyrat do të jenë shume të ndryshme, por për mua është kënaqësi të punoj për suksesin e Bayernit. Jam i lumtur me këtë rol, që ka përgjegjësi të madhe, por edhe shumë entuziazëm”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit