Transmetuar më 28-02-2024, 11:11

Cristiano Ronaldo mund të sanksionohet për qëndrimin dhe gjestet e tij ndaj tifozëve të Al Shabab. Komiteti i Etikës dhe Disiplinës i Pro Ligës Saudite nuk ka marrë ende një vendim nëse veprimet e tij ishin të turpshme ndaj tifozëve rivalë të Al Nassr, por po e çon hetimin në ekstremin e fundit.

Pesë herë fituesi i "Topit të Artë" do të duhet të japë shpjegime. Media saudite "Arriyadiyah" raporton se komiteti kërkon paraqitjen e yllit portugez për të mësuar nga "dora e parë" mendimin e tij.

VIDEO: Al-Nassr star Cristiano Ronaldo reacts to yet more Lionel Messi  chants from Al-Shabab fans with seemingly obscene gesture | Goal.com

Prandaj, sulmuesi i Al Nassr do të duhet të paraqitet në një seancë dëgjimore përpara Komitetit të Etikës dhe Disiplinës, për të treguar arsyen e gjesteve të tij. CR7 vuri dorën në vesh dhe më pas, me sa duket, në zonën pranë organeve gjenitale, pasi u provokua nga tifozët rivalë, të cilët vazhdimisht i bërtisnin në kor emrin e Messit.

Cristiano duhet të japë versionin e tij të atij gjesti të turpshëm, sepse rrezikon shumë. Nëse shpallet fajtor për gjeste të turpshme kundër tribunës, do të dënohet për të paktën me dy ndeshje pezullim, përveç gjobës financiare.

Al Nassr, i cili është në mes të luftës për titullin kampion me Al Hilal, nuk do t’i kishte shërbimet e tij në ndeshjet e ardhshme. Nëse sanksionohet tani, do të humbiste ndeshjen kundër Al Hazem (këtë të enjte) dhe më pas atë kundër Al Raedit, më 7 mars.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit