Transmetuar më 28-02-2024, 10:04

Të mërkurën, më 28 shkurt, në dyqanin “Mondadori” në “Duomo” të Milanos, Rafael Leao do të prezantojë biografinë e tij me titull “Buzëqeshje, jeta ime mes futbollit, muzikës dhe modës”.

Në fakt, portugezi ka përfshirë në libër thelbin e mënyrës së tij të jetesës, në fushë dhe më gjerë. Mes futbollit dhe muzikës, një tjetër pasion i tij i madh. Ja disa fragmente paraprake nga libri i shkruar prej 10 të kuqezinjve.

Rinovimi me Milanin – “Doja të qëndroja për të përfunduar një periudhë rritjeje, që e kisha nisur këtu, dhe për të treguar se sa shumë mund të jepja ende si lojtar dhe si njeri. Fitorja e titullit më kishte treguar se sa i mirë ishte triumfi kolektiv. Rinovimi im nuk ishte kurrë një ‘mundje krahu’. Nuk pati kurrë pengesa ekonomike, siç kanë thënë shumë. Personalisht nuk kisha asnjë dyshim edhe për drejtimin teknik që po merrte skuadra”.

Një pakt dashurie – “U desh pak kohë, por pas nënshkrimit, mendimet e mia ishin të qarta: nuk ishte një pakt ekonomik, por një pakt dashurie. Çdokush do të donte të luante për Milanin”.

Cardinale dhe Furlani – "Sigurisht që duhet ta falënderoj Giorgio Furlani. Ai është një person i mrekullueshëm, flasim shpesh me njëri-tjetrin. Ai gjithmonë përpiqet të më flasë në portugalisht. Prania dhe mbështetja e tij e vazhdueshme më ndihmojnë të fitoj brenda dhe jashtë fushës, si dhe të rritem. Të njëjtën gjë duhet të them për Gerry Cardinale. Sa herë që më sheh flasim, ai dëshiron që të qëndroj te Milani".

Borxhi ndaj Sportingut – "Sipas ligjit italian, tani më në fund jam i lirë nga borxhi im. Më duhet gjithashtu të falënderoj Milanin, i cili ishte gjithmonë shumë pranë meje në atë periudhë të vështirë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit