Transmetuar më 28-02-2024, 07:56

PSG po mendon të bëjë një ndryshim në portë për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raportohet nga "Sky Sport Deutschland", klubi francez nuk është i kënaqur me paraqitjen e Gianluigi Donnarumma, i lindur më 1999, i cili mbërriti në kryeqytetin francez në vitin 2021 nga Milani, si transferim i lirë.

Problemi është se paraqitjet e tij me klubin parizien kanë qenë shumë të luhatshme në krahasim me pritshmëritë. Kësisoji, Nasser Al-Khelaifi thuhet se kontaktuar Gregor Kobel, portierin e Borussia Dortmundit.

Megjithatë, verdhezinjtë e Bundesligës kanë marrë kërkesa për informacion edhe nga klube të tjera të mëdha evropiane, të cilat ia kanë vënë syrin Kobel-it. Nuk mungon konkurrenca për të.

Konkretisht, Chelsea, Manchester United dhe Tottenham do të donin ta blinin portierin zviceran, por tashmë ai ka bërë të ditur se kalimi në kryeqytetin francez nuk do të ishte problem.

Kontrata e tij me Borussia Dortmund skadon në verën e vitit 2028, gjë që i lejon gjermanët të mund të kërkojnë një shumë të konsiderueshme për portierin e tyre. Këtë sezon, Kobel ka luajtur 29 ndeshje në Bundesligë, Champions League dhe "DFB Cup", duke pësuar 32 gola.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit