Transmetuar më 27-02-2024, 13:52

Philippe Coutinho, sulmuesi i Al Duhail, ka dhënë një intervistë të gjatë për "Sport", duke folur për të ardhmen dhe të kaluarën e tij: "Çfarë do të bëj në fund të huazimit? Nuk e di. Unë dua ta jetoj këtë moment, ta ndihmoj ekipin tim dhe shijoj futbollin këtu”.

A do ta konsideronit një ofertë nga Inter Miami për të luajtur me Messin?

Siç ju thashë, mendoj vetëm për momentin. Dua të ndihem mirë, të përgatitem mirë, të luaj ndeshje të mira, ta shijoj futbollin. Asnjëherë nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Emri im lakohet gjithmonë në media, në të gjitha mënyrat, të mira e të këqija. Mundohem të mos i shikoj lajmet e merkatos, shqetësohem vetëm si të bëj mirë punën time dhe të argëtohem.

A jeni penduar ndonjëherë që keni shkuar te Barça?

Jo, në asnjë moment. Gjërat nuk shkuan siç i imagjinoja, siç prisnin njerëzit, siç prisja unë. Jam i pari që kërkoj maksimumin nga vetja në fushë. Kam provuar gjithçka, kam qenë gjithmonë shumë profesionist dhe nuk pendohem për asgjë. Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të luaja për Barçën, shkova atje, u argëtova. Munda të takoja shumë njerëz, të fitoja tituj, Barcelona do të jetë gjithmonë në historinë e jetës sime.

Nëse do të mund të ktheheshit pas, çfarë do të ndryshonit në lidhje me atë që bëtë në Barça?

Asgjë. Nuk do të ndryshoja asgjë. Kthimi është i pamundur, por siç thashë nuk jam penduar për asgjë, gjithmonë kam dhënë gjithçka në stërvitje.

A mendoni se Neymar mund t’i japë ende shumë futbollit?

Sigurisht, ne po flasim për një nga lojtarët më të mirë aktivë në botë. Tani ka pasur një dëmtim të rëndë, por sigurisht që do të kthehet më i fortë. Ai po i afrohet fushës falë lajmeve që shohim dhe sigurisht ka shumë për t’i dhënë ekipin tonë kombëtar.

A e shihni atë në Botërorin e ardhshëm?

Po, patjetër. Ai është lojtari më i rëndësishëm në Brazil. Ne brazilianët duhet ta kemi atë në fushë për të synuar Botërorin e gjashtë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit