Transmetuar më 27-02-2024, 11:00

Një i dyshuar si anëtar i një grupi të organizuar kriminal është vrarë mëngjesin e së hënës në Tivar.

Mediat malazeze raportojnë se viktima është identifikuar si Edmond Mustafa.

Dyshohet se në atentat është përfshirë më shumë se një autor, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.

Ata thanë gjithashtu se autori ishte larguar me një motoçikletë.

Ndërkohë policia ka ngritur disa pika kontrolli në qytet për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd