Transmetuar më 27-02-2024, 10:23

Barcelona e ka hequr Dani Alves nga lista e “lojtarëve legjendarë” në historinë e klubit. Mbrojtësi brazilian, i cili luajti për klubin katalanas 9 sezone, në dy periudha, fitoi 23 trofe me Barcelonën gjatë kohës së tij në Spanjë. Megjithatë, braziliani u shpall fajtor për përdhunimin e një 23-vjeçareje. Autoritetet e dënuan Alves me 4 vite e gjysmë burg dhe gjobë (dëmshpërblim) 150.000 euro për “viktimën”.

Barcelona, duke kërkuar të distancohet nga polemikat rreth Alves, e hoqi lojtarin nga një listë ekskluzive e ikonave që performuam mirë me fanellën e saj. Për referencë, 102 lojtarë kanë status legjendari me Blaugranët. Lojtarët më të fundit që kanë fituar këtë emërim janë Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Gerard Pique. Dani Alves e ndau fushën me këto emra, fitoi shumë trofe në Spanjë dhe Europë.

Gjatë gjyqit, Barcelona pohoi se ish-ylli i saj ishte i pafajshëm. Tani që një gjykatë spanjolle e shpalli Alves fajtor për sulmin seksual, Barcelona e hoqi atë nga lista e lojtarëve që nderojnë klubin. Kjo ndodhi përkundër faktit se Alves bëri mbi 400 paraqitje me Blaugranat. Siç u tha, ai fitoi mbi 20 trofe me Barcelonën.

Për një kohë, Alves kryesoi si lojtari me më shumë trofe në botë. Vetëm Lionel Messi, i cili ndau shumë nga ato trofe me Dani Alves, e parakaloi brazilianin në këtë aspekt. Tani, Alves njollosi reputacionin e tij si një nga lojtarët më të mirë të epokës së tij për shkak të veprimeve larg fushës së blertë.

Braziliani fillimisht iu bashkua Barcelonës pas 6 sezonesh me Sevilla. Atje fitoi Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Kjo do të ishte “paradhoma” e suksesit në fushë, që do të kishte Alves. Duke luajtur përkrah Andres Iniesta, Xavi, Lionel Messi dhe një sërë yjesh të tjerë, ai e pati më të lehtë fitimin e trofeve të tjerë.

Megjithatë, Alves luajti një rol kyç. Suksesi i tij në sezonin 2014-2015, kur Barcelona fitoi tripletën, i dha atij një vend në 11-shen më të mirë të botës, të publikuar nga “France Football”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit