Transmetuar më 27-02-2024, 10:09

Trajneri Marcello Lippi është intervistuar nga "Sky Sport" ditën e publikimit të dokumentarit kushtuar atij: “Filmi mund të krahasohet edhe me një fitore. Kjo do të thotë të kesh bërë diçka të rëndësishme në jetën profesionale, edhe unë besoj se e kam bërë. Sa herë që i afroheshim një gare, gjithmonë iu thosha lojtarëve të mi se duhej të fitonim. Asnjëherë nuk iu kërkova lojtarëve të mi të luanin mirë, por të fitonin".

Si e kultivoni artin e fitores? A kemi lindur fitues?

Doja t’u transmetoja njerëzve që punuan me mua besimin se mund të ishin të suksesshëm. Kërkoja jo vetëm të merrnim pjesë dhe të linim përshtypje të mira, por të fitonim. Kjo vlen sidomos nëse keni fatin ose aftësinë për të gjetur ose zgjedhur lojtarë të mirë. Kam drejtuar skuadra të forta, kam bërë maksimumin për t’i bërë ato të performojnë në maksimum.

Shumë kampionë bote të vitit 2006, kur ju triumfuat me Italinë, kanë filluan karrierën e tyre në stol…

I fundit është De Rossi, i cili po bën shumë mirë te Roma. Jam i kënaqur që këta djem janë bërë tashmë trajnerë dhe shpalosin atë mentalitet që u përpoqa t’u përcjell në kombëtare.

Spektakli apo fitoret, në cilën anë jeni?

Është absolutisht gjithmonë më mirë të arrish rezultate sesa të luash mirë. Sigurisht, pa luajtur mirë është e vështirë të arrish rezultate në futboll. Prandaj, të luash futboll të mirë, utilitar dhe jo si qëllim në vetvete, është mënyra më e mirë për të fituar.

Çfarë trashëgimtari është Spalletti në stolin e kombëtares?

Si ide futbolli, është më e mira që mund të kemi në Itali. Përveçse është mik i mirë, Spalleti është një person me aftësi dhe kulturë të madhe futbolli, i këndshëm, që të jep ndjesi pozitive. Më duket se po lind një ekip që ka cilësitë e tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit