Deklarata e ambasadorit të Ukrainës se vendi i tij nuk e ka në plan ta njohë pavarësinë e Kosovës, ka shkaktuar jo pak polemika.
Deklarata vjen në një kohë kur Kosova ka treguar se e mbështet integritetin e Ukrainës, dhe është renditur krah saj që pas nisjes së pushtimit rus. Nga ana tjetër Serbia tregoi se është aleati më i përbetuar i Putinit në Europë, duke refuzuar t’i vendosë sanksione duke u distancuar.
Lidhur me këtë temë, ka folur deputetja ukrainase Kira Rudik. Në emisionin “Zona Zero” me moderator Milaim Zekën, ajo tha se pushtimi rus i Ukrainës, tregoi se kush janë miqtë e vërtetë, me të cilët Ukraina duhet të vijojë të forcojë marrëdhëniet tha ajo.
Pjesë nga biseda në emisionin Zona Zero:
Zeka: Vuçiç, si bashkëpunëtori më i ngushtë i Millosheviçit, refuzon t’i vendosë sanksione Rusisë. Ndërsa Kosova që e mbështet fuqishëm, Ukraina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Madje dje, ambasadori i Ukrainës deklaroi se nuk e ka ende në plan që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Rudik: Në parlament, ne kemi grupe të ndryshme kolegësh në mënyrë që ne të njohim të gjithë miqtë tanë, dhe të bëjmë dallimet mes shteteve që nuk na kanë mbështetut. Një prej shteteve që na ka mbështetur, Kosova, ku unë kam shumë miq, dhe planifikoj të vizitoj Prishtinën, pozicioni i vendit tonë, lufta e vendit tonë tregoi të mirën nga të keqja, tregoi kush janë miqtë tanë të vërtetë. Ne planifikojmë të jemi miq, të vijojmë drejt lidhjes së miqësisë për çdo shtet që na mbështet. Nuk kam qenë në dijeni të deklaratave të ambasadorit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd