Transmetuar më 26-02-2024, 10:45

Max Allegri rimerr tri pikët dhe i rikthehet fitores kundër Frosinone. "Ishte e rëndësishme të fitonim përsëri, sepse kur mungojnë rezultatet, presioni rritet, – ishin fjalët e trajnerit të Juventusit për "Sky". – Ky grup ka bërë mirë deri tani, ka grumbulluar 57 pikë, që janë shumë. Ky ishte një test i mirë pikërisht për shkak të presionit të madh. Djemtë ishin në një ditë të mirë. Ky është një hap më tej, duhet të kthehemi në gjetjen e soliditetit”.

Për dy golat e pësuar, kjo është analiza e trajnerit bardhezi: “Të parin e pësuam nga disa gabime, ndërsa në të dytin Rabiot çaloi, duhej dinakëria për ta ndaluar aksionin me faull. Në pjesën e dytë ishim më mirë, kishim mundësi, mund të kishim shënuar më herët. Goli i fitores erdhi në minutën e fundit shtesë, Rugani shënoi një gol shumë të bukur”.

Më pas foli për paraqitjen negative të Federico Chiesa: "Ai filloi si sulmues i dytë, më pas e zhvendosa në krah, më poshtë. Federico vjen nga një periudhë e ndërlikuar, të mos e harrojmë këtë. Ai duhet të qëndrojë i qetë, të gjejë formën optimale sportive dhe të jetë i rëndësishëm nga tani deri në fund të sezonit".

Së fundi, një reflektim për garën e titullit dhe zonës së Champions League: “Ne duhet të shikojmë vetëm të tashmen, klubi do të kujdeset për të ardhmen. Ne jemi distancuar nga vendi i pestë, Bologna, me 9 pikë, por ka ende shumë ndeshje dhe shumë përplasje direkte për t’u zhvilluar. Nuk do ta ulim ritmin, vendi i dytë do të ishte ende një rezultat i rëndësishëm për rritjen tonë, plus kësaj na pret gjysmëfinalja e Kupës së Italisë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit