Transmetuar më 26-02-2024, 10:06

Stefano Pioli luftoi deri në sekondën e fundit. Ai u përpoq të përmbyste një ndeshje të vështirë, në të cilën mungonte vetëm “maja e mprehtë” e finalizimit. “Kemi pasur disa raste, – tha me hidhërim trajneri i kuqezinjve, pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Atalantës. – Edhe sonte humbëm pikë, teksa e merituam të fitonim. Nuk arritëm të shënonim një gol shtesë. Kjo është ndeshja më e mirë e Milanit tim kundër Atlantës, e vendosëm kundërshtarin në vështirësi".

Pioli nuk e fshehu njëfarë pakënaqësie për penalltinë e dhënë në favor të Atalantës për kontaktin mes Giroud dhe Holm: "Holm vendosi duart në fytyrë dhe kokë, por nuk u godit atje. Për më tepër, është shumë pak për standardin e arbitrimit të Orsato në përgjithësi. Jo vetëm sot, padyshim. Ai është arbitri që akordon më pak faulle në Itali në një ndeshje, ka nivel europian. Por bravo për ta, nëse nuk simulon kështu nuk do të ketë penallti”.

Duke komentuar ndeshjen, trajneri kuqezi shtoi: "Sonte, nëse kishte një skuadër që e meritonte të fitonte, ishte Milani. Është mëkat, luajtëm ndeshjen më të mirë kundër Atalantës, që kur kam qenë këtu. Nuk i lamë të gjuanin në portë, luajtëm me personalitet dhe cilësi. Mund të kishim shënuar edhe disa gola, por nuk ia dolëm. Është shfaqja më e mirë e javës, merituam fitoren.

Fatkeqësisht po marrim penallti nga të gjitha anët, sepse kemi goditur shumë penallti edhe vetë këtë sezon. Një naivitet nga ana jonë, por për mendimin tim edhe diçka e ekzagjeruar në vlerësimin e arbitrit. Tani le të mendojmë për ndeshjet e radhës, që do të thonë shumë për sezonin tonë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit