Cristiano Ronaldo raportohet se do të përballet me një hetim, pasi bëri një gjest të turpshëm në fushën e lojës, në fund të ndeshjes së fundit në Ligën Pro Saudite. Të dielën, Al-Nassr i 39-vjeçarit u përball me Al-Shabab, i cili ka një skuadër që përfshin ish-mesfushorin e Atletico Madridit, Yannick Carrasco dhe ish-yllin e Barcelonës, Ivan Rakitic.
Ronaldo zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë në minutën e 21-të, por skuadra e tij u barazua nga Carrasco në fund të pjesës së parë. Talisca riktheu epërsinë e miqve pas rifillimit të lojës, ndërsa braziliani ishte sërish i gatshëm për të siguruar fitoren e vonë për Al Nassr, pasi Carlos barazoi për nikoqirët.
Me tri pikët e siguruara nga fitorja 3-2, Ronaldo ka uruar bashkëlojtarët me rënien e bilbilit të trefishtë. Megjithatë, ylli portugez u duk se ishte i acaruar nga tifozët kundërshtarë, të cilët brohoritën emrin e ish-rivalit të tij në “El Classico”, Lionel Messi.
Në përgjigje, Ronaldo vuri dorën te veshi i tij, përpara se të bënte një gjest të turpshëm. Ai kaloi duart para organit gjential si përgjigje për ata që e kontestonin përmes… Messit. Sipas gazetës saudite Asharq al-Awsat, Federata Kombëtare e Futbollit (SAFF) ka hapur një hetim për incidentin.
Në sezonin e tij të dytë në Arabinë Saudite, ylli portugez ka ruajtur rekordin “pjellor” përpara portave kundërshtare. Aktualisht ai është në krye të listës së golashënuesve të kampionatit saudit. Penalltia e së dielës e çoi numrin e golave të tij për sezonin në 22 në 20 ndeshje.
— @TrollFootball Videos (@TF_Video) February 25, 2024
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd