Transmetuar më 26-02-2024, 08:30

Shenjat më me fat të zodiakut të javës që sapo ka hyrë,  26 shkurt deri 3 mars 2024, do të mund të llogariten duke u bazuar në bashkëpunimin e planetëve dominues, si Mërkuri, Jupiteri dhe Venusi, por edhe në ndryshimet e favorshme në Hënë.

Java që nisëm është pragu që shkurti t’i lërë vendin marsit. Një muaj që paralajmëron shumë lajme të rëndësishme astrologjike. Ndërkohë, le të kthejmë vëmendjen në qiellin e ditëve në vijim: cilat shenja të zodiakut do të kenë fat sipas pozicionimit të planetëve?

Pasi kemi zbardhur horoskopin javor të Paolo Fox, le të përpiqemi të bëjmë një bilanc dhe të identifikojmë tre shenjat më me fat të zodiakut në javën e ardhshme.

Java e re mund të rezervojë disa goditje të papritura fati për Peshqit, Bricjapin dhe Ujorin. Dielli, Mërkuri dhe Saturni do të kalojnë në qiellin e Peshqve, ndërsa Marsi dhe Venusi do të vazhdojnë kalimin e tyre të shpejtë tek Ujori, pranë Plutonit.

Jupiteri, planeti i fatit dhe rritjes, do të qëndrojë në Dem deri në fund të majit, periudhë pas së cilës do të kalojë në shenjën e Binjakëve, duke prishur edhe një herë ekuilibrin e zodiakut.

Peshqit do të kenë Diellin, Jupiterin, Saturnin dhe Mërkurin në anën e tyre. Afërdita dhe Marsi pas tyre do të jenë neutrale dhe nuk do të shkaktojnë probleme të mëdha.

Si pasojë, shenja e ujit mund të presë pak më shumë fat në punë, mundësi të reja që do të marrin një formë më përfundimtare duke filluar nga muaji mars.

E enjtja dhe e premtja premtojnë të jenë dy ditë elektrizuese, me një Hënë të mrekullueshme në Akrep.

Bricjapi ka disa muaj që është protagonisti i padiskutueshëm i horoskopit dhe java e re 26 shkurt deri 3 mars 2024, nuk do të jetë ndryshe. Yjet do të jenë aq bujarë me të sa do t’i duhet të bëjë një hap prapa dhe të heqë dorë nga disa mundësi të arta, nëse nuk dëshiron ta gjejë veten me një milion angazhime për të vazhduar me shumë kunguj në një sqetull dhe pa kohë të lirë për njerëzit që do.

Sfida e Bricjapit në javën e ardhshme do të jetë të ngadalësojë ritmin dhe të merret më shumë me dashurinë dhe afeksionet ndaj dikujt.

Së fundi, kur bëhet fjalë për fat, Ujori me siguri nuk do të jetë në gjendje të ankohet. Prej javësh, shenja e ajrit është e etur për të pasur lajme stimuluese në jetën e saj.

Yjet e javës së ardhshme mund ta kënaqin atë, duke i dhënë disa "gola" të papritura fati. Në plan të parë do të jetë jeta relacionale, kontaktet, miqësitë e reja të favorizuara nga Venusi dhe Marsi. Zemrat e vetmuara duhet të fokusohen në pjesën qendrore të javës, kur edhe Hëna do të jetë në aspektin miqësor. /noa.al

https://noa.al/lajmi/2024/02/2425877.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit