Transmetuar më 26-02-2024, 07:26

Horoskopi i Paolo Fox është një mundësi për t’u informuar për të gjitha të rejat që lidhen me botën e astrologjisë, kalimet e planetëve të rëndësishëm dhe ngjarjet më me ndikim astral.

Çdo ditë astrologu i dashur italian formulon parashikime astrologjike për dashurinë, punën dhe shëndetin që vënë në fokus të dymbëdhjetë shenjat e zodiakut, përkthyer nga noa.al

https://noa.al/lajmi/2024/02/2425910.html

Dashi:

Sipas horoskopit të Paolo Fox këtë ditë të parë të javës, e hënë 26, do të jeni të vendosur për të rikthyer pak qetësi në jetën tuaj, pavarësisht nga kostoja. Ditët në vijim do të favorizojnë histori të reja dashurie. Megjithatë, shumë të lindur të shenjës Dashi do të vazhdojnë të merren me një çështje familjare.

Demi:

Sot do të keni ende pak padurim dhe nervozizëm, ndoshta për shkak të disa përgjigjeve që vijnë ngadalë. Ju mungon siguria në punë, gjë që ju nevojitet ca si shumë tani. Duhet të përpiqeni të jeni më fleksibël dhe të hapeni më lehtë ndaj gjërave të reja. Shmangni akuzat në dashuri.

Binjakët:

Sot në mëngjes Hëna do të jetë ende armiqësore dhe do ju imponojë shumë kujdes në dashuri. Nëse keni kohë që po përballeni me një shqetësim të pazakontë, ndoshta të shkaktuar nga sjellja e partnerit/es tuaj, do të duhet të jeni të kujdesshëm ose përndryshe rrezikoni të keni një debat të ashpër. Nuk ia vlen, mos e mbingarkoni veten.

Gaforrja:

Do të fillojë një fazë shumë interesante për dashurinë, kontaktet e reja, historitë, madje edhe me njerëz shumë të ndryshëm nga ju. Ajo që ka rëndësi do të jetë gjetja e dëshirës për t’u hapur dhe për t’u përfshirë. Inkurajohen eksperimentet e punës dhe projektet e reja duke nisur nga kjo e hënë 26.

Luani:

Sot do të ndjeni dëshirën e ngutshme për të thënë gjithçka që ju vjen në mendje. Le të shpresojmë që ata që janë afër jush të jenë në të njëjtën linjë me ju. Prej ditësh jeni përplasur me dikë që nuk është dakord me ju. Mundohuni të frenoni irritimin që ndjeni tani.

Virgjëresha:

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, sot në mëngjes Hëna do të jetë ende në shenjë dhe Jupiteri në aspekt të shkëlqyer. Do ta nisni javën shkëlqyeshëm, plot forcë dhe vullnet. Keni një dëshirë të madhe për të dizajnuar, për të ndërtuar diçka të re dhe të rëndësishme për të ardhmen. Kurse në dashuri do të duhet të punoni pak më shumë.

Peshorja:

Kurrë më shumë se tani nuk do të kishit një nevojë të madhe për më shumë siguri e njëkohësisht për ti marrë gjërat më lehtë. Megjithatë, nuk është e lehtë t’i kesh të dyja, sepse do të duhet të jeni mjaft të fortë për të kapërcyer një episod të pakëndshëm që ju ka ndodhur së fundmi. Në dashuri do të ketë nga ata që do të duhet të marrin një vendim drastik deri në verën e ardhshme.

Akrepi:

Nuk duhet të shtypni emocionet negative, përndryshe rrezikoni t’i somatizoni ato dhe për rrjedhojë të vuani nga disa shqetësime fizike. Kini kujdes të mos e largoni tensionin tuaj nervor tek njerëzit e afërt. Mos merrni përsipër beteja apo gara të reja tani, sepse nuk do të keni forcën për t’i kapërcyer ato. Vendimet në sferën e punës do të merren brenda muajit maj.

Shigjetari:

Sot në mëngjes hëna e pozicionuar në linjë të shtrembër mund t’ju bëjë akoma shumë të ndjeshëm dhe nervozë. Kushtojini vëmendje marrëdhënieve familjare, veçanërisht nëse prej ditësh jeni ndjerë të kapluar nga monotonia, nga një rutinë që nuk mund ta duroni më. Me kalimin e ditëve, tek ju rritet dëshira për t’u përballur me një aventurë të re, për të gjetur më shumë liri veprimi.

Bricjapi:

Sipas horoskopit të Paolo Fox, sot Bricjapët që punojnë si punëmarrës do të fillojnë të ndiejnë një dëshirë të pakontrollueshme për të filluar biznesin e tyre dhe të mos varen më nga askush. Me vullnet të mirë dhe një plan efektiv do të keni sukses: duhet të përdorni periudhën nga tani deri në fund të gushtit për të ndërmarrë veprime.

Ujori:

Nuk duhet të humbni kohë dhe energji duke ndjekur projekte të paqarta, sepse në fund nuk do të arrini asgjë. Nëse vërtet dëshironi një ndryshim, do t’ju duhet të angazhoheni dhe ta investoni veten për diçka specifike dhe konkrete. Vonesa të mundshme në marrëveshje dhe kontrata. Ka disa gjëra, llogari, që duhet të përqendroheni për t’i shqyrtuar me qetësi.

Peshqit:

Sot do të filloni të ndjeni një ajër të ri dhe tërheqës. Dashuria mund të kthehet në plan të parë, por në varësi të dëshirës tuaj. Deri në muajin prill do të ketë nga ata që do të jenë gati për të marrë një vendim të rëndësishëm. Në planin e punës duhet të ecni përpara me më shumë besim dhe të injoroni njerëzit që janë ziliqarë ose që përpiqen t’ju pengojnë.

Foto: Getty Images

https://noa.al/lajmi/2024/02/2425877.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit