Transmetuar më 25-02-2024, 20:17

Interi shkëlqen në fushën e Lecces, duke marrë një fitore të rëndësishme me shifrat 0-4. Edhe pse me rotacion, zikaltërit triumfuan me goleadë, në një transfertë delikate.

Në pjesën e parë, të besuarit e Inzaghit realizuan me Lautaron, i asistuar nga Asllani. Titullar në këtë takim por në krahun tjetër ishte Ramadani. Në pjesën e dytë, shënuan edhe Frattesi dhe De Vrij ndërsa Lautaro kompletoi dopietën.

Interi kryeson kampionatin me 66 pikë, 9 pikë më shumë se Juventus. Lecce renditet në vendin e 14-të me 24 pikë.

(VIDEO)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit