Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka marrë këshilltarin e parë nga Tirana. Kjo detyrë i është besuar akademikut të Asociuar, Besnik Baraj.
Në përputhje me këtë detyrë, Bare do të ketë përgjegjësinë për dhënien e rekomandimeve dhe të oponencave për mirëqeverisje, që është pjesë e misionit të Akademisë së Shkencave dhe të shkencës në përgjithësi.
NJOFTIMI
Akad. asoc. Besnik Baraj ftohet për bashkëpunim në rolin e këshilltarit të jashtëm nga z. Talat Xhaferi, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në përputhje me këtë detyrë ai do të ketë përgjegjësinë për dhënien e rekomandimeve dhe të oponencave për mirëqeverisje, që është pjesë e misionit të Akademisë së Shkencave dhe të shkencës në përgjithësi.
Kjo zgjedhje shpreh një mendësi të përparuar europiane bashkëkohore të kryeministrit Xhaferi dhe është vlerësim për statusin e akademikut, ekspertit, në përpunimin e projekteve të zhvillimit.U urojmë kolegut Baraj dhe kryeministrit Xhaferi bashkëpunim të frytshëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd