Transmetuar më 24-02-2024, 11:25

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Atalantës, e vlefshme për javën e 26-të të Serie A, e planifikuar për nesër në orën 20:45 në “San Siro”.

Çfarë ndeshjeje do të jetë nesër?

E nesërmja është shumë e rëndësishme për renditjen, për t’u rikthyer te fitorja pas humbjes në Monza. Ne, Interi dhe Atalanta jemi skuadrat që kemi grumbulluar më shumë pikë në 10 ndeshjet e fundit.

Pse Atalanta është më favorite se Milani në “Europa League”?

Kur ma bëtë atë pyetje, ne ende duhej të kalonim raundin e 1/8 finale. Tani edhe ne po luajmë si Atalanta, Leverkusen, Liverpool… Të gjitha skuadrat duan të fitojnë Ligën e Evropës, po ashtu edhe ne.

Si është skuadra?

Sot do të bëjmë më shumë teste të caktuara stërvitore. Kalulu është mirë, do ta përfundojë javën e punës me ekipin. Tomori është më mirë, por pak më mbrapa se Kalulu. Po rikuperojmë të gjithë grupin, Calabria është mirë.

Si duhet ndaluar “gjakderdhja” e golave ​​të pësuar?

Dallimi nuk është të qenit i gjatë apo i shkurtër në fushë, por intensiteti me të cilin ushtron presion, për ta zhvilluar sa më mirë fazën e mbrojtjes.

Çfarë ju japin Tomori dhe Kalulu?

Ata janë lojtarë që i dinë parimet tona të mbrojtjes, janë të shpejtë, agresivë. Mund ta bëjnë mirë fazën e mbrojtjes dhe të vendosen mirë. Duke qenë se do të kemi kaq shumë angazhime, është shumë e rëndësishme të kemi një skuadër sa më të plotë.

A prisnit më shumë nga lojtarët që hodhët në fushë ndaj Monza?

Sa më pak të flitet për kritikat, aq më mirë. Nuk dua të jem negativ, le të mendojmë për të nesërmen.

A u ndihmua De Ketelaere nga presionet e ndryshme mes Milanit dhe Atalantës?

Gasperini po bën një punë të jashtëzakonshme, duhet ta përgëzojmë. Ai ka pasur vite emocionuese dhe të tjera më pak produktive. Më kujtohen pyetjet tuaja për De Ketelaere, kur thonit se kishte cilësi dhe se Maldini e Massara nuk e kishin blerë kot. Shumë në Itali kanë nevojë për një vit përshtatje. Gasperini është treguar i zoti t’i gjejë një pozicion më sulmues, pastaj çdo mjedis ka pritshmëritë dhe historinë e tij.

Pse kaq rotacion ndaj Monza?

Vazhdoj t’ju them se duam të jemi protagonistë në të dyja kompeticionet. Besoj se kemi një skuadër të fortë, besoj se zgjedhjet e bëra në Monza ishin të duhurat për gjendjen e lojtarëve.

Si e komentoni sezonin e Maignan?

Mrekullitë nuk kanë mbaruar, Mike mbetet një nga më të mirët në botë. Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm, i fiksuar të bëhet më i miri në botë. Gjithmonë del i përmirësuar nga çdo situatë, kuk kemi probleme me të.

Çfarë i mungon Chukwueze?

Pulisic dhe Chukwueze kanë të njëjtat karakteristika. Pulisic shënon gola, asiston dhe punon. Chukwueze duhet të shënojë gola, duhet të asistojë dhe të punojë.

Si është Bennacer?

Sot do ta shoh më mirë, ai luajti 60 minuta në Monza dhe 60 minuta ndaj Rennes.

Milani luan më mirë në shtëpi sesa jashtë…

Numrat tanë thonë se jemi më të mirë në shtëpi. Nesër, meqë do të luajmë në shtëpi, duhet të kemi besim.

Si do të përballeni nesër me Atalantën?

Duhet të jemi të fortë në duele. Guardiola e tha mirë: të përballesh me Atalantën është si të shkosh te dentisti, është e bezdisshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit