Transmetuar më 24-02-2024, 11:05

Trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, nga e cila ju ofrojmë një fragment të saj: "Kualifikimin në finalet e Europianit të Gjermanisë e merituam.

Ne ishim konsistent në zgjedhjet tona dhe në të luajturin futboll proaktiv, pa e braktisur kurrë këtë filozofi. Sidoqoftë, ne duhet të jemi më të mirë për ta mbajtur atë gjatë gjithë kohëzgjatjes së ndeshjeve. Ende nuk ia kemi dalë. Kishte shumë vështirësi të ndryshme dhe t’i kapërcesh të gjitha me lehtësi nuk ishte e lehtë.

Shpesh flisni për punën, vlerat, aplikimin, profesionalizmin, respektin për rolet tuaja dhe të të tjerëve. Sepse suksesi fillon nga atje. Kjo është baza mbi të cilën duhet shtuar më pas talenti. Fanella, vlerat, krenaria, përgjegjësia, këto nuk janë fjalë që unë i përdor rastësisht, edhe nëse dikush mund të ketë menduar kështu…

Disa lojtarë duhet të kenë besuar se Spalletti ‘leh’, por nuk ka dhëmbë të ‘kafshojë’. Përkundrazi, e kanë gabim dhe tani ka disa gjëra që duhen bërë të qarta. Që këtu e tutje ata i lënë ‘playstations’ në shtëpi, nuk i marrin më në grumbullime.

Do të shpik një lojë të vogël për ta, si të relaksohen natën. Futbollistët vijnë tek unë dhe iu jap atyre detyrat e shtëpisë për t’i bërë në mbrëmje, nëse detyrat e ditës nuk kanë mjaftuar. Në ekipin kombëtar ne qëndrojmë në rrugën e duhur, të përqendruar, nuk ngatërrohemi me gjëra të tjera.

A duhet të lënë lojtarët ndonjë gjë tjetër në shtëpi, përveç PlayStation? A lejohen telefonat celularë në dhomat e zhveshjes? Më duhet t’i duroj celularët, por ato nuk mund të mbahen në dhomën e masazhit ose gjatë trajtimeve. Kam folur për video-lojërat, sepse ka gjëra që nuk më kanë pëlqyer. Unë dua të ringjall grumbullimet e së shkuarës; zakonet dhe atmosferat e vjetra.

Janë gjëra të thjeshta dhe të shëndetshme. Edhe Buffon do të më ndihmojë në këtë. Nëse e quani modernitet të luajturit PlayStation deri në 4 të mëngjesit, kur ke ndeshje të nesërmen, atëherë ky modernitet nuk është i mirë. Ne jetojmë në një botë që ka pak nxitje për punë të palodhur, për t’i djersitur gjërat.

Fëmijët e sotëm preferojnë të vendosin një foto në Instagram me flokët e tyre të lyera, në vend që të ulin kokën dhe të pedalojnë. Këto nuk janë vlerat që Italia ime duhet t’i përcjellë. Ti vjen në kombëtare me sy të qeshur dhe zemrën që rreh, je si një tufë ujqërsh që shkojnë drejt presë së vetme.

Pra, duhet ta shtysh shokun e skuadrës përpara, të mos lësh askënd pas. Italianët kërkojnë një kmbëtare të përgjegjshme, të fortë dhe të guximshme. Lojtarët vijnë në ekipin kombëtar për të fituar Kampionatin Evropian, jo për të fituar ‘Call of Duty’ (një videolojë)”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit