Transmetuar më 23-02-2024, 13:20

Shpresa është e fundit që vdes, edhe kur gjithçka duket e humbur, edhe kur koha duket si një pengesë e pakapërcyeshme.

Në vitin 2021, pas nënshkrimit me Barcelonën, sulmuesi argjentinas Sergio Aguero pësoi aritmi kardiake gjatë ndeshjes kundër Alaves.

Kontrollet e mëvonshme e detyruan atë të tërhiqej nga futbolli për shkak të problemeve me zemrën.

Argjentinasi, gati 36 vjeç, ka postuar një video në profilin e tij social, ku dëgjon diagnozën e kardiologut. Përgjigja është pozitive, trajtimi po ecën mjaft mirë dhe lind mundësia e rikthimit në aktivitetin konkurrues.

Ish-ylli i Manchester City e mirëpret lajmin me sy të përlotur dhe një buzëqeshje. Shkenca mund t’i shtojë atij një fragment tjetër në karrierë, mjafton edhe sa për ta prekur…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit