Në Maqedoninë e Veriut tashmë janë shpallur nëntë kandidatë për garën për zgjedhjet presidenciale, përcjell INA.
Mes tyre janë gjashtë maqedonas, dy shqiptarë, një boshnjake.
Kandidaturën për president i pari e shpalli mjeku Velo Makrovski, i cili do të mbledhë nënshkrime si kandidat i pavarur.
Më pas kryetari i Aleancës për Shqiptarët, doktor Arben Taravari, si kandidat i opozitës shqiptare VLEN.
Pas tij vijoi profesoresha universitare, Biljana Vankovska nga E Majta (Levica).
Kandidaturat vijuan me Bujar Osmanin, doktorin dhe ministrin e jashtëm nga BDI.
LSDM si partia më e madhe në pushtet do ta rikandidoj profesorin Stevo Pendarovski.
Ndërsa, partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE sërish me profesoreshën Gordana Siljanovska-Davkova.
Në garë për herë të parë si risi ka hyrë aktivistja Mersiha Smailoviq e komunitetit boshnjak.
Partia e vogël GROM për kandidat presidencial zgjodhi liderin e saj, Stevço Jakimovski, ndërsa partia e sapoformuar ZNAM, do ketë kandidat liderin e saj, kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 8 maj, në ditën kur votohet edhe për zgjedhjet presidenciale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd