Transmetuar më 23-02-2024, 12:35

SHBA- Një kompani amerikane ka bërë histori duke u bërë firma e parë komerciale që zbarkon një anije kozmike në Hënë. Intuitive Machines me bazë në Houston zbarkoi robotin e saj, Odysseus pranë polit jugor hënor. NASA reagoi pas zbarkimit të anijes kozmike në Hënë.

“Porosia juaj u dorëzua…në Hënë! Zbarkimi hënor pa ekuipazh i (Intutive Machines) u ul në orën 18:23 ET (2323 UTC), duke sjellë shkencën e NASA-s në sipërfaqen e Hënës. Këto instrumente do të na përgatisin për eksplorimin e ardhshëm njerëzor të Hënës nën Artemis”, shkroi agjencia hapësinore në platformën X.

Administratori i NASA-s, Bill Nelson, deklaroi gjatë transmetimit në internet se “sot për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, SHBA është kthyer në Hënë. Duartrokitjet dhe festimet mund të dëgjoheshin në transmetimin e drejtpërdrejt të “Intuitive Machines”. Kujtojmë se hera e fundit që një pajisje amerikane u fut Hënë ishte misioni Apollo në vitin 1972.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd