Transmetuar më 23-02-2024, 10:08

Kampionët nuk i lënë kurrë asgjë rastësisë dhe Cristiano Ronaldo në këtë aspekt është shembull për të gjithë kolegët. Në shtëpinë e tij luksoze në Doha, kampioni portugez ka një hapësirë që e përdor si palestër çdo ditë, përtej punës që bën në fushën e stërvitjes me ekipin.

Së bashku me të, djali i madh i Ronaldos shpesh nuk humbet asnjë rast për ta strukturuar fizikun e tij, edhe pse është vetëm 13 vjeç. Fotoja e publikuar në profilin e tij social ditën e fundit e përjetëson kampionin portugez në shoqërinë e djalit, në përfundim të një seance stërvitore të personalizuar.

Fotoja u bë menjëherë "virale", pasi thonjtë e këmbëve të futbollistit portugez janë lyer me manikyr të zi. Nuk është gjë fort e çuditshme, por një masë paraprake që merr vetë kampioni luzitan. Manikyri i bën thonjtë më të fortë.

Zakoni i vendosjes së manikyrit në këmbë është një masë paraprake e marrë nga CR7 për të parandaluar thyerjen e thonjve gjatë goditjeve të topit në ndeshje, ose dykuftimeve me kundërshtarët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit