SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden është takuar ditën e sotme me gruan dhe vajzën e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny. Lajmin për këtë takim e ndau Shtëpia e Bardhë ku më tej zbuluan se ky takim u zhvillua në Kaliforni.
Biden po udhëton për mbledhjen e fondeve politike dhe ka zhvilluar edhe takimin me familjarët e Nalvanyt. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se Biden shprehu admirimin e tij për guximin e jashtëzakonshëm të Alexei Navalnyt dhe trashëgiminë e tij për të luftuar kundër korrupsionit për një Rusi të lirë dhe demokratike.
Biden theksoi se qëllimet e Alexei do të vazhdojë përmes njerëzve në të gjithë Rusinë dhe në mbarë botën që vajtojnë humbjen e tij dhe duke luftuar për lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Takimi me Yulia dhe Dasha Navalnaya erdhi një ditë pas pohimit nga Biden për sanksione të reja të SHBA-së ndaj Rusisë, pjesërisht për vdekjen e Navalnyt.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd