Transmetuar më 23-02-2024, 08:33

Një rrufe në qiell të hapur. Besiktas njoftoi ditët e fundit lamtumirën e Emirhan Delibas, një prej lojtarëve më të talentuar në skuadër. Një ndarje për shkaqe të pabesueshme. Arsyeja në fakt lidhet me një aspekt ekstra-futbollistik, jo me performancën e lojtarit të lindur më 2003 në fushën e blertë.

Delibas u ‘fiksua’ në ‘Bubble’, një rrjet social takimesh. Futbollisti krijoi profilin e tij dhe u kap nga klubi i Stambollit, që vendosi menjëherë t’i japë fund kontratës me të. Ditët e fundit, Delibas kishte tentuar ta mohonte, duke pretenduar se llogaria ishte false dhe për rrjedhojë nuk menaxhohej nga ai.

Pavarësisht mohimeve të lojtarit, Besiktasi e konfirmoi vendimin: “Jemi ndarë me marrëveshje të përbashkët nga futbollisti profesionist Emirhan Delibas. I urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”.

Emirhan Delibas u përgjigj menjëherë, duke u mbrojtur: "Unë hedh poshtë shpifjet e bëra nga llogaritë e rreme. Dua të them se besnikëria ime ndaj ekipit tim nuk mund të vihet në dyshim. Besiktas vendosi kështu për mua, dashuria dhe mbështetja juaj kanë qenë gjithmonë motivimi im më i madh".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit