Transmetuar më 22-02-2024, 14:05

Kontrata e Luka Modric me Real Madridin skadon në fund të sezonit, me kroatin që tashmë mendon se çfarë të bëjë më pas. Në tavolinën e lojtarit ka shumë opsione, ndër to, raporton "Radio Marca", është edhe ajo e qëndrimit te Real Madridi, por me një status tjetër.

Trajneri i "Los Blancos", Carlo Ancelotti, mësohet se i ka ofruar kroatit një vend në stafin e tij teknik duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Lojtari e vlerëson ofertën e trajnerit italian, por ende nuk ka dhënë një përgjigje, pasi mendon se mund të luajë sërish.

Nuk mungojnë ofertat drejt tij në rast të lamtumirës me Real Madridin. SHBA dhe Arabia Saudite janë opsionet më të mundshme për lojtarin, i cili prej vitesh ka qenë drita e mesfushës së Real Madridit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit