Transmetuar më 22-02-2024, 13:23

Zinedine Zidane lakmohet nga Bayern Munich për stolin. Sipas asaj që raporton "Sport 1", burimi i të cilit është një person shumë i afërt me francezin, mundësia që ish-trajneri i Real Madridit të bashkohet me bavarezët është shumë reale.

Pa punë që nga viti 2021, pas përfundimit të eksperiencës së tij të dytë në stolin e Real Madridit, francezi i konsideron bavarezët si "Los Blancos". Një klub me të kaluar të madhe dhe kushtet më të mira për të punuar në maksimum.

I njëjti burim thekson gjithashtu se Zidane do të merrte në konsideratë vetëm tri hipoteza jashtë Real Madridit: pikërisht Bayernin e sipërpërmendur, por edhe kombëtaren franceze, ku dukej i destinuar të ulej pas "Katar 2022", por federata zgjodhi të rinovonte me Didier Deschamps.

Skuadra e tretë është Juventusi, destinacion që do të ishte edhe më i mirëpritur se bavarezët. "Nëse Juventusi do ta kërkonte atë, Zidane do të shkonte atje. Ai është i interesuar për projektin e Bayernit, sigurisht jo në aspektin financiar.

Zidane do të ishte trajneri ideal për të ringjallur imazhin e bavarezëve dhe për të garantuar një vazhdimësi të caktuar", – nënvizon media gjermane e cituar më sipër.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit